Trent Alexander-Arnold është tema më e nxehtë e momentit te Liverpool.
Nëse Mohamed Salah është fare pranë rinovimit, mbrojtësi i djathtë vijon të jetë këmbëngulës me kërkesat e tij financiare.
“The Sun” raporton se diferenca ndërmjet ofertës së klubit dhe kërkesës së lojtarit është e lartë, rreth 100 mijë paundë në javë.
Paga aktuale e anglezit është 180 mijë paundë në javë. Liverpool i ka ofruar pagë 250 mijë paundë në javë, por Alexander-Arnold kërkon 350 mijë paundë në javë.
Ai dëshiron të konfirmohet dhe të konsiderohet si yll i rëndësishëm, duke marrë një pagë pak më poshtë se Salah (400 mijë paundë në javë). Klubi, të paktën deri tani, nuk bindet për këtë.