Ylli brazilian, Neymar Junior thuhet se i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij te Al Hilal për skuadrën e tij të re nga vera e vitit 2025.
Largimi i 32-vjeçari nga Arabia Saudite duket i pashmangshëm dhe tashmë po flitet edhe destinacioni i tij i ri.
Sipas mediumit “Sky Sports Switzerland”, Neymar i ka informuar bashkëlojtarët e tij në Al Hilal se planifikon t’i bashkohet Inter Miamit në verën e ardhshme.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Al Hilalit nga PSG-ja në vitin 2023, por që atëherë ka luajtur vetëm disa ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë.
Sipas raportimeve, Neymar planifikon të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Më parë u raportua gjithashtu se zgjatja e kontratës së Neymarit me Al Hilal nuk ka gjasa, kështu që largimi duket i pashmangshëm.