Broja: Evertoni i detyrohem shumë

Futboll

Broja: Evertoni i detyrohem shumë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 16:23
Armando Broja

Armando Broja është i ndërgjegjshëm se i detyrohet shumë klubit të Evertonit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka mendjen që të shënojë sa më shumë. Për britaniken Liverpool Eco, Broja thekson se ka bashkëpunim të mirë mes tij dhe sulmuesit tjetër Calvert Lewin.

“Calvert më ka inkurajuar në stërvitje dhe më ka ndihmuar shumë! Është mirë të nxisim njëri-tjetrin, por edhe pak presion, pasi e bën bashkëpunimin më të shëndetshëm. Ai gjithmonë më jep këshilla!

Them se ai mund të mësojë nga unë dhe unë gjithashtu mund të mësoj disa gjëra prej tij!

Thjesht përpiqem të bëj lojën time! Jam shtatlartë, i fortë fizikisht dhe më pëlqen të bëj presing dhe i aftë t’i zgjidh gjërat shpejt!

Everton tregoi shumë interes për mua dhe më mbështeti, kështu që i detyrohem shumë! Klubi më ndihmoi mjaft gjatë dëmtimit dhe më ktheu në formë, si edhe buzëqeshjen në fushë! I jam vërtet mirënjohës! Gjithçka kaloi më së miri dhe ndihem tepër në formë!”, tha Broja.

Broja ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2028, por në përfundim të sezonit, Everton ka një opsion për ta blerë kartonin e shqiptarit.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat