Është mbyllur 1-1 sfida mes Apolonisë dhe Flamurtarit.
Në “Loni Papuçiu” ekipet nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi dhe në javën e 16-të ndajnë pikët mes tyre.
Fillimisht vendasit kaluan në avantazh fillimisht me Maksutin në minutën e 27-të. Ndërkohë pjesa e parë mbyllet me avantazhin e fierakëve. Pjesa e dytë do të fliste më shumë për vlonjatët, të cilët këmbëngulin për të gjetur barazimin.
Dhe pikërisht golin e gjejnë në minutën e 77-të, kur Selimi do të mposhte Kacajn dhe do të çonte shifrat në 1-1. Pavarësisht se kuqezinjtë marrin një pikë mes vuajtjes, për ta është një hap fals, pasi pas fitores së Besës dhe Vorës, humbasin kontaktet me 2 vendet e para.
Skuadra e Andrea Agostinellit mbetet në vendin e 3-të me 36 pikë, 2 më pak se Besa dhe 4 më pak se Vora. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në vendin e 9-të të “Play_out” me 16 pikë.