Kenan Jildiz ka fituar çmimin “Djali i artë” nga një media italiane, pasi 1 milion ndjekës kishin votuar për të.
Pasi mori këtë çmim, talenti turk dha një prononcim të shkurtër për mediat, duke shprehur vullnetin që ka për të qëndruar si bardhezi dhe dashurinë për fanellën.
“Jam shumë krenar që mora këtë çmim, mbi të gjitha sepse vjen nga vlerësimi i tifozëve. Ne luajmë për ta, për t’i dhuruar emocione dhe për t’i bërë të lumtur. Këtë herë më bën ata të lumtur mua.
Ku e shoh veten pas 5 vitesh? Juventusi është një klub i jashtëzakonshëm dhe fakti që kam fanellën me numrin 10 më mbush me krenari. E shoh veten këtu, duke fituar trofe”, tha Kenan Jildiz.