Shqipëria dhe Serbia do të luajnë së bashku në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026, duke na rikthyer në kujtesë ndeshjen e vitit 2014 midis dy kombëtareve.
Teksa kjo ndeshje pritet me entuziazëm, trajneri serb në Shqipëri, Ivan Gvozdenoviq, ka një tjetër formulë.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Gvozdenoviç tha me humor që Shqipëria dhe Serbia mund t’i marrin së bashku vendin e parë dhe të dytë Anglisë, që është në të njëjtin grup.
“Shorti është i vështirë, grupi është i fortë dhe interesant. I fortë sepse kemi Anglinë brenda, interesant sepse kemi një ndeshje midis Shqipërisë dhe Serbisë. Nëse jemi bashkë, heqim nga loja Anglinë dhe do kapim vendin e parë dhe vendin e dytë, prapë ne jemi në rregull”, tha trajneri serb Ivan Gvozdenoviq.
Në eliminatoret për Botërorin 2026, Shqipëria është në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.