Ancelotti: Dua të vazhdoj të arrij shumë suksese këtu

Futboll

Ancelotti: Dua të vazhdoj të arrij shumë suksese këtu

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 18:19
Carlo Ancelotti

Është një Kupë Intercontinentale që do të zhvillohet nesër në stadiumin Lusail dhe Real Madrid është aty.

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të finales, trajneri, Carlo Ancelotti, prezantoi ndeshjen kundër Pachuca-s dhe tha se ishte entuziast për mundësinë për të zgjeruar vitrinën e trofeve.

"Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu sepse padyshim që kemi bërë mirë. Është një dhuratë, siç është edhe për Pachuca.

Na jep shumë emocion dhe do të përpiqemi ta fitojmë duke marrë parasysh vështirësitë. Emocioni i momenti është të jesh këtu”.

Mund të bëhet trajneri me më shumë tituj në historinë e Real Madridit...

“Është diçka e rëndësishme edhe për mua, arritja e shumë sukseseve me këtë klub. Mendoj se kam bërë një punë të mirë dhe dua të vazhdoj ta bëj këtë”.

Si është Mbappé?

"Situata e Kylian është e thjeshtë, ai u stërvit dje dhe pati ndjesi të mira. Sot do të jetë e rëndësishme të shihet se si ndihet, do të duhet të vlerësojë ndjesitë e tij. Nëse ndihet mirë, do të luajë, por nëse ka rrezikun më të vogël, nuk do aktivizohet. Ndjesitë dje ishin shumë të mira dhe ne jemi optimistë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat