Barcelona është e vetëdijshme se Lamine Yamal është lojtar kyç në “Camp Nou”. Edhe pse vetëm 17 vjeç, ai po bëhet pikë referimi për skuadrën.
Për fatin e mirë të klubit, agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar se qëllimi i lojtarit është të mos largohet kurrë nga Barcelona.
“Sigurisht që ai do të rinovojë me Barcelonën. Lamine është tifoz i Barcelonës”, është shprehur agjenti. “Ti do të fitosh ‘Topin e Artë’ vitin tjetër”, i është drejtuar ai sulmuesit anësor.
Ky i fundit është përgjigjur: “Ta dëgjoftë Zoti fjalën!”
Kontrata e tij aktuale me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe së shpejti do të zgjatet me të paktën dy vite të tjera. Klauzola e tij e largimit do të fiksohet në shifrën 1 miliard euro.