Superliga Europiane vazhdon të jetë një ide në projektim e sipër. Pavarësisht se UEFA u nxitua të ndryshojë formatin e Champions League, duket se nuk mjafton.
Kompania “A22” ka një plan konkret të mirëdetajuar dhe, sipas pretendimeve, të përshtatshëm me rregullat e UEFA-s, FIFA-s dhe Bashkimit Europian.
Emri do të ndryshonte në “The Unify League”, një kompeticion me 96 skuadra, i ndarë në ligat Star, Gold, Blu dhe Union.
Transmetimi i ndeshjeve mendohet të ofrohet falas (me sponsorë).
Kompania A22 do të kërkojë leje nga UEFA për të menaxhuar këtë projekt, gjë që lejohet nga vendimi i Gjykatës Europiane nga dhjetori i vitit të kaluar.