Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA sonte ka nisur shpërndarjen e çmimeve “The Best”.
Në kuadër të kësaj ceremonie do të ipet edhe çmimi “Futbollisti më i mirë i vitit” në konkurrencën e meshkujve e të femrave, por edhe shumë çmime të tjera.
Çmimin si portieri më i mirë i vitit e ka fituar portieri i Aston Villës dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.
Martinez pati paraqitje të mira si me klub, ashtu edhe me kombëtare përgjatë këtij viti/sezoni.
Me pritjet e tij, ai i mundësoi Aston Villës të arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, derisa e fitoi Copa American me Argjentinën.