Vinicius JR është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2024 nga FIFA.
Edhe pse ai nuk e fitoi dot “Topin e Artë” disa muaj më parë në garën me Rodrin, duket se FIFA është kujdesur për të mos e lënë “thatë” brazilianin.
Sylvinho dhe Berat Gjimshiti ishin ata që votuan për Kombëtaren shqiptare në “FIFA THE BEST”.
Sigurisht që trajneri brazilian ka votuar si më të mirin bashkëkombasin e tij, Vinicius JR. Më tej, Sylvinho vendosi në vendin e dytë mesfushorin spanjoll Rodri, ndërsa në vendin e tretë la Jude Bellingham.
Berat Gjimshiti në krahun tjetër çuditi disi. Në vendin e parë sipas kapitenit shqiptar ishte Toni Kroos, ndërsa Viniciusin e la në të dytin. Në vendin e 3-të, Gjimshiti vendosin mesfushorin Rodri.