Altin Zeqiri është shfaqur protagonist ditën e sotme me ekipin e tij Rizespor, në sfidën në shtëpi përballë Vanspor. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, përfundoi 6-0.
Ishte pikërisht futbollisti shqiptar që shënoi dy gola në këtë sfidë.
Si fillim sulmuesi i Kosovës shënoi golin e 3-të në minutën e 34-të, ndërsa për të 6-tin mendoi në minutën e 84-të.
Një paraqitje mjaft pozitive për Zeqirin, me shqiptarin që duket se ka rigjetur formën e mirë. Fitore mjaft e rëndësishme për Rizespor në Kupë në këtë fazë kualifikimesh.