Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë në botë nga FIFA për vitin 2024, në një ceremoni që u mbajt sot (e martë) në Katar.
Pasi mori këtë çmim, Ancelotti i falenderoi që të gjithë, duke filluar nga drejtuesit e Real Madridit, tifozët dhe lojtarët e tij.
“Dua të falenderojë të gjithë. Unë jam shumë i nderuar që kam marrë këtë çmim. Dua ta ndajë këtë me të gjithë Real Madridin, tifozët, lojtarët e mi dhe presidentin i cili më dha mua mundësinë që të jem pjesë e klubit më të madh në botë”.
“Dua ta ndajë këtë çmim me lojtarët e mi të cilët më dëgjojnë mua, por jo gjithmonë”, ka thënë me shaka Ancelotti.
Tekniku italian pati një sezon mjaft të suksesshëm me Real Madridin, ku arriti që të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
Ancelotti ka mundësinë që ta shtojë numrin e trofeve kur nesër (e mërkurë) ekipi i tij do të luajë përballë Pachucas në finale të Intercontinental Cup./