Drejtuesit e rinj të FC Shkupit u mirëpritën nga Kryetari i Çairit, Visar Ganiu

Futboll

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit u mirëpritën nga Kryetari i Çairit, Visar Ganiu

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 19:56
Pamje

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit u mirëpritën nga Kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit, me në krye Presidentin Yasin Konyali, drejtorin e Përgjithshëm, Aykut Turan dhe Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, gjatë ditës së sotme u mirëpritën nga numri një i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Temë diskutimi ishte normalisht futbolli, por mbi të gjitha angazhimi i të rinjëve dhe investimi në Akademinë e klubit emblem të shkupjanëve, FC Shkupit.

Në këtë takim, Kryetari i Komunës së Çairit, premtoi se do të rregullojë fushën ndihmëse me bar sintetik, e cila fëmijëve të FC Shkupit do ju mundësojë që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive në një fushë të përdorshme gjatë gjithë vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat