Të dielën e 22 dhjetorit do të mbahet Kuvend i Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kandidat i vetëm për të zëvendësuar Muamed Sejdinin në këtë post, i cili dha dorëheqje me 17 nëntor, është Masar Omeragiç.
Ky i fundit ka marrë mbështetje të plotë nga Lidhjet Komunale të futbollit.
Gjatë ditës së sotme, Omeragiç ka pasur takime me LFK Negotinë si dhe me LFK Gostivar, nga të cilët ka marrë mbështetje për kryetar të ardhshëm të FFM-së..