Milan nuk po qëndron duarkryq gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse ekipi nuk po kalon një moment të mirë si në Serie A apo Champions League, drejtuesit po mendojnë për rinovimet.
Mike Maignan, Tijjani Reijnders dhe Christian Pulisic pritet që të firmosin së shpejti kontratat e reja.
Për mesfushori holandez, pritet një kontratë e re edhe për 5 vite të tjera. Kontrata të zgjatura me mbi 5 vite priten edhe për Maignan dhe Pulisic.
Kjo treshe dëshirojnë qëndrimin në “San Siro” dhe kanë pranuar pagat e propozuara. Në krahun tjetër, bisedimet me Theo Hernandez vazhdojnë, por ende asgjë konkrete.