Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen nesër ndaj Danimarkës.
hqipëria e Futsallit është gati për ndeshjen ndaj Danimarkës nesër, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kanë lënë pas humbjen ndaj Kazakistanit dhe nesër do të futen në fushë me qëllimin për të marrë tre pikët e para. Çdo gjë ka shkuar sipas planit deri më tani dhe në skuadër nuk ka asnjë problem.
Skuadra është akomoduar që prej të hënës në Danimarkë, teksa zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore. Takimi është planifikuar të luhet nesër në ora 18:00.