Juventusi dhe Kaljari përballen sot në Kupën e Italisë, në një ndeshje që ka rëndësi për të dy skuadrat për arsye nga më të ndryshmet.
Bardhezinjtë, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në kampionat, mund të fokusohen më shumë te Kupa, në kërkim të një trofeu për këtë sezon që duket se nuk po shkon ashtu siç e kishin menduar nën drejtimin e Tiago Motës.
Ndërsa Kaljari synon një kualifikim mes turneut për herë të parë në çerekfinale pas 20 vitesh.
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS: Di Gregorio; Savona, Lokateli, Kalulu, MekKeni; Kopmainers, Turam; Konseisao, Jilldiz, Mbangula; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
KALJARI: Skufet; Zapa, Zortea, Palomino, Auxhelo; Marin, Prati, Deiola; Feliçi, Gaetano; Lapadula.
Trajner: Davide Nikola.