Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Southampton për çerekfinalet e Carabao Cup, trajneri i Liverpool, Arne Slot, preku edhe Diogo Jota, i cili shënoi në rikthimin e tij në fushë si zëvendësues në barazimin 2-2 kundër Fulham të shtunën e kaluar.
"Për mua kjo është edhe gjëja pozitive e Kupës. Këto janë ndeshje në të cilat fillojnë ata që nuk kanë luajtur shumë.
Kjo është me të vërtetë e rëndësishme", filloi ai.
“Diogo patjetër do të kishte qenë ideal për të luajtur, por pas ndeshjes së Fulhamit ai nuk ishte plotësisht në formë, kështu që dje nuk u stërvit me ne. Le të shohim nëse ai mund të stërvitet sot. Mos prisni që ai të fillojë. Shpresojmë që ai të marrë disa minuta, por mos prisni që ai të fillojë nesër”.