Ndeshja mes Monakos dhe PSG do të hapë javën e 16-të të Ligue 1, ndërkohë që trajneri i parisienëve, Luis Enrique ka dalë në një konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të kësaj sfide. "Këtë vit ata janë përmirësuar në sulm dhe mbrojtje, do të jetë e vështirë të shënojmë. Na pret një ndeshje që do të na përgatisë për angazhimet që do të kemi pas festave të Krishtlindjeve”.
Rasti Dembele: "Dembélé është i njëjti si gjithmonë. E njoh shumë mirë, prej vitesh. E kam mbrojtur gjithmonë si lojtar, ai është një person shumë i mirë. Pastaj dua që Ousmane të japë versionin më të mirë të tij dhe unë bëj të njëjtën gjë ashtu si me të gjithë lojtarët lojtarët e tjerë”.
“Kur marr një vendim me një lojtar, nëse mendoj se është e nevojshme të veproj në një mënyrë për të dhe skuadrën, shkoj drejtpërdrejt.
Më pëlqen të jem pranë lojtarëve, por nuk mund ta bëj këtë me të gjithë. Kur një lojtar me të vërtetë nuk dëshiron të më shohë, unë përpiqem të respektoj hapësirën e tij dhe të pranoj pozicionin e tij”.
“Më pëlqen të komunikoj me lojtarët e mi, dua që ata të kenë këtë liri për të më thënë se çfarë mendojnë se është e përshtatshme.
Unë e di punën time, e di se çfarë duhet të bëj. Mund të gaboj, por të paktën do ta mashtroj veten me idetë e mia dhe jo me ato të të tjerëve”.