Në Itali janë të mahnitur pas Medon Berishës, gazetari i njohur befason

Futboll

Në Itali janë të mahnitur pas Medon Berishës, gazetari i njohur befason

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 21:11
Berisha

Kthimi i Medon Berishës në fushën e lojës po përkon me rizgjimin e skuadrës së Leçes, ku mesfushori po bëhet menjëherë protagonist. Në ndeshjen e parë pas kthimit nga dëmtimi, ndaj Romës, ai goditi shtyllën. Ndërkohë, në fundjavë dha një asist në fitoren 2-1 ndaj Monzës në kampionat.

Paraqitje bindëse, që kanë sjellë edhe vlerësime të shumta për mesfushorin e talentuar shqiptar. Edhe gazetari i njohur i “SportMediaset”,

Rikardo Trevisani, duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, nuk ka kursyer elozhet për mesfushorin shqiptar.

“Vendosa të flas për të pas shtyllës në Roma-Leçe për mënyrën se si gjuan topin dhe pas 3 minutash në Leçe-Monza ma konfirmoi. Medon Berisha i Leçes, ditëlindja 2003, është një futbollisti i cili kur gjuan topin, bën një zhurmë ndryshe.

Nuk është një sulmues, nuk është një lojtar i cili do të bëjë dhjetëmijë gola, nuk është një lojtar spektakolar, por është një lojtar i cili ka një futboll spektakolar. Është një lojtar i ditëlindjes 2003 që Korvino e mori nga Jang Bojs.

Shihni harkimin që bën për Tete Moriente. Mund ta bëjë një pasues në futbollin amerikan por me duar. Ai e bën me këmbë, është pak më e vështirë dhe kjo ndjek atë shtyllën e goditur me Romën. Sipas meje, ai do të bëhet një lojtar i madh”, tha gazetari i njohur italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat