Futbollisti i Sparta Pragës, Albion Rrahmani dhe reprezentues i Kosovës, shprehet krenarinë për një arsye sepse është befasuar nga rumunët.
“Jam shume i lumtur dhe shume i nderuar qe u votova nga trajnerët dhe lojtaret si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024 organizuar nga @afan_bucuresti
Një falënderim i veçantë për ish-bashkëlojtarët e mi, stafin trajnues dhe të gjithë rreth @fcrapid1923oficial që më ndihmuan për të pasur një sezon të shkëlqyeshëm.
Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Rrahmani.