Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.
Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.
Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.
Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është 25-vjeçari është kthyer ndër lojtarët më të kërkuar të momentit, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë plot 8 gola e të asistojë 2 të tjerë.