Është padyshim një prej lojtarëve më të mirë në Spanjë.
“Bomberi” i Kombëtares “Kuqezi”, Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish në Kategorinë e Dytë të futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të marte ka arritur të shënojë plot 3 gola në fitoren e thellë 4-1 që Granada e tij arriti ndaj skuadrës së Cartagena.
Uzuni shënoi në minutat 14’, 27’ e 73’ ndërsa për të hipotekuar rezultatin e përgjithshëm menduan Rodelas për vendastie e Valles për miqtë.
Falë kësaj fitoreje të madhe “ylli” 29-vjeçar ngjit skuadrën e tij në vendin e 4-t të tabelës me 32 pikë, ndërsa vetë pozicionohet në krye të tabelës së golashënuesve me plot 14 gola, teksa ndiqet nga kolumbiani Luis Suarez me 12 gola.