Futbollisti shqiptar, Keidi Bare, është paraqitur nga minuta e parë për Zaragozën.
Skuadra e Zaragozës si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Oviedo.
Bare është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 25-të.
Bare humbi penalltinë në minutën e 53-të dhe në fund të takimit është zëvendësuar.
Për Zaragozën shënuan Liso (21') e Ares (32') dhe për udhëtuesit Chaira (50' e 90+2) e Alemao (65').
Pas javës së 20 në Ligën e Dytë të Spanjës, Oviedo renditet në vend të tretë me 35 pikë e Zaragoza në të 12-tin me 26 sosh..