Te Vllaznia nuk arrijnë t’iu besojnë syve, pasi kanë shumë dëmtime. I fundit që i shtohet listës së të dëmtuarve është Kristi Qarri.
Gardiani i portës u dëmtua në duelin me Laçin dhe për 2 minuta iu desh të shtrëngonte dhëmbët për të mbyllur deri në fund sfidën.
Një dëmtim që duket më serioz se pritej
Gjendja e 24-vjeçarit është më e rëndë se e Spahiajt dhe Deliut që gjithashtu u dëmtuan ndaj kurbinasve. Gardiani i portës do të jetë mungesa e radhës e kuqebluve dh ekjo tashmë veçse sa i shton “dhimbjet e kokës” Thomas Brdaric.
Ky i fundit nuk do të ketë thuajse 1 skuadër të gatshme, teksa me mungesën e Qarrin ka shkuar në 10 numri i të dëmtuarve dhe që do të mungojnë ndaj Partizanit.
Përveç Qarrit, Deliut dhe Spahijas që u dëmtuan ndaj Laçit, siç dihet do të mungojnë edhe Jago, Qato, Juric, Stojanovic, Gurishta, Gruda, dhe Matouitti. Mbetet të shihet se si Brdaric do të improvizojë formacionin ndaj kryeqytetasve.
Takimi me Partizanin do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në “Arenën e Demave” dhe që është i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores.