Tifozët janë në gjendje të bëjnë shumë sakrifica vetëm për t’i parë idhujt e tyre të futbollit.
E diçka të tillë bëri edhe një vogëlush.
Tifozi i ri i Granadas, Santiago ka bërë rrugë plot 11 mijë kilometra e gjysmë për ta parë lojtarin e tij të preferuar, Myrto Uzuni.
Dhe, vogëlushi që udhëtoi nga Argjentina drejt Spanjës, e realizoi ëndrrën e tij për ta parë nga afër futbollistin shqiptar, i cili po shkëlqen në fanellën e ekipit nga liga e dytë spanjolle.
Përfaqësuesi shqiptar ia dha mundësinë e takimit tifozit të tij të ri, i cili gjatë lojës e shfaqi një pankartë ku shkruante:
“Kam udhëtuar 11.609 kilometra për të të parë”, shkroi tifozi i ri argjentinas, i cili udhëtoi nga Tucuman në Los Carmenes për ta realizuar ëndrrën e tij.
Uzuni është duke e kaluar një formë të jashtëzakonshme dhe i ka realizuar 14 gola në këtë sezon.