Pas triumfit 4:0 në Kupën e Italisë, Thiago Motta shfaqet i lumtur dhe komenton ndeshjen të cilën e sheh vetëm me nota pozitive.
“Ne bëmë një paraqitje të mirë, tifozëria është gjithmonë me ne. Ndonjëherë ata kanë lirinë për të shprehur emocionet e tyre, ne kemi nevojë për ta. Ne duhet të luajmë ndeshje pas ndeshje dhe të punojmë në maksimumin tonë.
Ndonjëherë ne jemi të aftë të marrim rezultat pozitiv dhe ndonjëherë jo, edhe nëse nuk kemi humbur. Ne kemi nivelin e duhur për të performuar, veçanërisht kur lojtarë si Niko Gonzalez kthehen. Së bashku me të tjerët që janë gjithmonë duke luajtur, ata do të ndihmojnë në ngritjen e nivelit”.
KOPMEINERS- “Paraqitje e mirë. E largova nga fusha sepse kishte grip. Ai luajti 60 minuta duke ndihmuar ekipin dhe duke demonstruar profesionalizmin e tij. Të gjithë të tjerët gjithashtu bënë një paraqitje të shkëlqyer.
Kopmeiners më pëlqen kudo që luan, prandaj edhe luan. Ai ka teknikë, cilësi fizike dhe mendore. Ekipi punon sepse ai qëndron në fushë dhe luan mirë. Ai mund të bëjë gjithçka”.
JILDIZ DHE LOKATELI- “Nëse nuk do të kishte lëndime, s’do të kishim nevojë të luanim me Lokatelin në prapavijë. Në raste urgjente është e rëndësishme ta kesh atë në pozicione të ndryshme, ai është inteligjent dhe ka aftësi të lexojë mirë lojën. Është i bindur se mund të bëjë mirë edhe si qendërmbrojtës, ndërkaq Kenani ka një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Si anësor arrin të driblojë kundërshtarin, ndërsa si trekuartist është shumë kreativ”, shprehet Mota.