Pak orë pas ndarjes së çmimeve “FIFA The Best 2024” janë bërë publike votat e jurisë e cila formohej nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve si dhe gazetarët e shteteve të ndryshme.
Sa i përket çmimit që kurorëzonte lojtarin e vitit kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka preferuar që ti japë pikët maksimale Toni Kros ndërsa me tre pikë ka vlerësuar Vinicius Zhunior, i cili ndiqet nga Rodri me 1 pikë. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vlerësuar me pesë pikë Vinicius Zhunior ndërsa Rodrin dhe Belingham i ka vlerësuar respektivisht me 3 dhe 1 pikë. Për Endi Tufën, gazetari i Top Channel, sezoni i bërë nga Xhud Belingham është vlerësuar maksimalisht ndërsa me tri pikë ka vlerësuar Kros, i cili pasohet nga Dani Karvahal (1 pikë).
Sa i përket trajnerit më të mirë Shqipëria përsëri ka shpërndarë disi votat. Kapiteni Gjimshiti ka vlerësuar me pesë pikë Shabi Alonson ndërsa tre pikë i ka dhënë Karlo Ançelotit dhe një pikë i ka shkuar komisarit teknik të Spanjës, de la Fuente.
I të njëjtit mendim ka qenë edhe Silvinjo, i cili ka shpërndarë ndryshe pikët duke vlerësuar maksimalisht Ançelotin. Tri pikë i kanë shkruar Luis de la Fuentes ndërsa një pikë teknikut që theu hegjemoninë e Bajernit në Gjermani, Shabi Alonso.
Edhe Endi Tufa vlerësoi me pikë të plota sezonin e bërë nga Karlo Ançeloti ndërsa me tri pikë vlerësoi Shabi Alonson, në vendin e tretë me një pikë renditet Josep Guardiola.