Jude Bellingham, lojtari i Real Madridit, foli në konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës Intercontinentale kundër Pachuca dhe u fokusua te kalendari gjithnjë e më i ngarkuar.
"Gjithçka varet nga numri i ndeshjeve që luajmë në javë. Le të shohim nëse kemi nevojë për më shumë pushim, më shumë minuta...”.
“Ndeshjet grumbullohen dhe shkaktojnë shumë lodhje, përfundojnë duke ndikuar në trup.
Megjithatë, nëse doni të fitoni tituj, duhet të luani shumë ndeshje.
Kam pushuar mirë gjatë verës, por tani është ashtu siç është, një lojë çdo tre ditë, dhe kjo është mirë”.