Messi në rrezik serioz

Futboll

Messi në rrezik serioz

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 13:52
Messi

Lajme të këqija për Leo Messin.

Ylli argjentinas mund të përballet me “shpërnguljen” nga shtëpia për shkak të problemeve strukturore të ndërtesës ku jeton aktualisht me familjen e tij.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Miamit, disa ndërtesa në zonën veriore të qytetit kanë probleme me stabilitetin. “Shumë rrokaqiej po fundosen me një ritëm alarmant”, – theksojnë ekspertët e universitetit, duke përfshirë edhe ikonikun “Porsche Design Tower”, me lartësi mbi 200 metra.

Studimi tregon se 35 ndërtesa në Miami, veçanërisht në zonën “Sunny Isles Beach”, janë fundosur deri në tre inç midis viteve 2016 dhe 2023. Ndër ndërtesat e prekura përfshihen disa “Trump Towers” dhe “Ritz-Carlton Residences”.

Ky zbulim vjen pas kolapsit të tmerrshëm të një rrokaqielli rezidencial 12-katësh në Surfside, Florida, gati katër vite më parë. Studimi përdor një teknikë të avancuar me radar interferometrik nga satelitët, që analizon lëvizjen e sipërfaqes së tokës.

“Porsche Design Tower” ofron apartamente me tarraca të mëdha prej 100 deri në 150 metra katrorë, të pajisura me ‘barbecue’, një ashensor ekskluziv për automjetet dhe detaje të tjera luksoze. Banorët e famshëm që jetojnë në këtë rrokaqiell mund të shijojnë privatësi absolute.

Secili apartament ka hyrjen e vet ekskluzive, duke bërë të mundur që banorët të hyjnë në banesat e tyre pa dalë nga automjeti falë ashensorit që të çon direkt në katin përkatës.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat