Walid Jarmouni nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Laçin.
Sulmuesi pasditën e sotme do të udhëtojë drejt Francës.
Kjo pasi 24-vjecari ka problem me njërin sy dhe i duhet të bëjë patjetër një ndërhyrje për t’u rikuperuar. Në fakt lojtari ndërhyrjen duhet ta bënte që në shtator, por diçka e tillë nuk u bë e mundur, teksa tashmë situata nuk pret më.
Kujtojmë se Jarmouni do të jetë një mungesë e rëndësishme për Tiranën, pasi deri më tani ka arritur të shënojë 5 gola.
Gugash Magani duhet të gjejë zëvendësuesin e tij për duelin me Laçin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00 në Kurbin dhe është i vlefshëm për javën e 19-të.