Kylian Mbappe e ka humbur një finale në Doha dy vjet me parë me Francën kundër Argjentinës së Mesit.
Por ai dëshiron të fitojë një finale të dytë, në po të njëjtin vend, sepse fati ndonjëherë të jepet dy herë.
Këtë herë me Realin e Madridit në finalen e Kupës Ndërkontinentale.
Sulmuesi, i cili llogaritej jashtë planeve të Ançelotit ka nxituar me rikuperimin nga dëmtimi i pësuar kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve dhe që e mbajti jashtë kundër Vajekanos në La Liga.
Ai është gati për këtë finale. Madje, sipas gazetës “Marca”, dëshira e tij e madhe është ta nisë që nga minuta e parë. Edhe trajneri Ançeloti e ka pranuar se Mbape është gati por pa i premtuar një vend që nga fillimi.