Skuadra e Arsenalit po piketon afrimin e anësorit ganez Mohamed Kudus, që luan me West Ham në Premier Ligë.
Lajmi është konfirmuar nga “TalkSport”. 24-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me Uest Ham, ku në 13 ndeshje ka realizuar dy gola.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe kostoja e këtij transferimi mund të kapë 50 milionë euro.
“Topçinjtë” synojnë një lëvizje fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por skuadra e West Ham kërkon të arkëtojë që në janar.
Palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një marrëveshje, me Arsenal që kërkon të përfshijë në të edhe lojtarë të tjerë në shkëmbim.