Rikthehet Rrapaj dhe mungon një tjetër titullar

Futboll

Rikthehet Rrapaj dhe mungon një tjetër titullar

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:24
Skënderbeu

Partizani – Vllaznia është supersfida e javës së 19-të e Superiores, takim që do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në “Arenën e Demave”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për kryeqytetasit që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi.

Por 2 ditë para kësaj sfide Aleksandar Veselinovic “qanë e qesh”.

Kjo pasi një titullar i rikthehet nga dëmtimi dhe një tjetër lojtar do të mungojë.

Kështu Arinaldo Rrapaj ka kaluar dëmtimin dhe ndaj shkodranëve do të marrë vendin e tij në formacion . Por nga ana tjetër do të mungojë Cristian  Mba. Nigeriani ka shfaqur probleme fizike dhe ende nuk dihet gjendja e tij.

Lojtari pritet t’u nënshtrohet fizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Një mungesë me “peshë” për të kuqtë, të cilët siç dihet nuk do të kenë të gatshëm as Koten dhe Hadrojn po për arsye dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat