FSHF në krah të familjes Meçja, Luisi do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit Kombëtar

Futboll

FSHF në krah të familjes Meçja, Luisi do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit Kombëtar

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:26
Pamje

Federata e Futbollit Shqiptar ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka nevojë për fizioterapi. Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

FSHF i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat