E kuptoi se i vdiq nëna, e vazhdoi lojën deri në fund!

Futboll

E kuptoi se i vdiq nëna, e vazhdoi lojën deri në fund!

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:36
Adana Demirspor

E kuptoi se i vdiq nëna, e vazhdoi lojën deri në fund!!

Adana Demirspor e regjistroi fitoren e parë të kampionatit të hënën duke e mposhtur Besiktasin me rezultat 2:1.

Një rezultat befasues, ndoshta edhe i pashmangshëm duke e parë atë që ndodhi në fund të pjesës së parë: António Simão Muanza, mesfushor nga Angola, më mirë i njohur si Maestro, në atë moment e mësoi lajmin e trishtë të vdekjes së nënës së tij.

Përkundër kësaj tronditjeje, ai mbeti në fushë deri në fund për ta ndihmuar skuadrën e tij dhe pas vërshëllimit të trefishtë të gjyqtarit, mori homazhe dhe mbështetje nga bashkëlojtarët dhe nga krejt të pranishmit në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat