Merkato e janarit po afrohet dhe të gjitha skuadrat po përgatiten për riparimet e rastit.
Edhe te Real Madrid po mendojnë për të sjellë disa lojtarë kampionë, gjë që e konfirmon trajneri Carlo Ancelotti.
“Nuk kemi folur ende imtësisht për këtë çështje me klubin sepse duam të shohim se si do të jetë skuadra në Krishtlindje dhe më pas të pushojmë. Në janar më pas do të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë në merkato”, tha Ancelotti.
Më tej, trajneri Italian shprehet se nuk e ka humbur kontrollin e skuadrës: “Sigurisht që jo. Në futboll duhet të kalosh momente të vështira, ndonjëherë ato vijnë në tetor-nëntor dhe herë në prill-maj. E rëndësishme është të jesh aty dhe gati për të reaguar”.
“Ne sigurisht që do të jemi shumë konkurrues në gjysmën e dytë të sezonit. Ne jemi ende gjallë dhe nuk e kam humbur kontrollin”, u shpreh trajneri italian, që foli edhe për situatën me sulmuesin Kylian Mbappe.
“Situata e Kylian është e thjeshtë, ai u stërvit dhe pati ndjesi të mira. Të shohim se si ndihet dhe do të vlerësojmë. Nëse ka rrezikun më të vogël do të qëndrojë pushim por jemi optimistë. Mbappé është lojtar fantastik, që ende nuk ka arritur ende nivelin e tij më të mirë”, tha Ancelotti.