Gerard Pique, president i “Kings League”, sfidoi publikisht Espanyol-in me një miqësore kundër skuadrës spanjolle të formatit “Kings”, si pjesë e përgatitjes së tyre për ” Kings World Cup Nations”, që do të mbahet në mesin e janarit në Torino (Itali).
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, që ka provuar të luajë disa derbe ndërqytetas me Espanyol-in në La Liga, u shfaq në një video duke shkruar letër për Chen Yangsheng, president i Espanyol-it, si marrës. Në të, ai shkroi sa vijon:
“I nderuar zoti Chen!
Duke filluar nga data 1 janar, në Itali do të zhvillohet ‘Kings World Cup Nations’, me finalen në stadiumin e Juventus më 12 janar. Për t’u përgatitur si skuadra spanjolle duam të ftojmë një rival të nivelit tonë për të luajtur një ndeshje me formatin ‘Kings’. Ndaj, duke përfituar nga pushimet e Krishtlindjeve, kemi menduar ta provojmë veten me ekipin e parë të Espanyol-it.
Për t’i dhënë një nxitje kësaj miqësoreje testuese, ne jemi të gatshëm të rrezikojmë shumën prej 1 milion eurosh, që humbësi duhet t’i paguajë fituesit. Në pritje të një përgjigjeje të menjëhershme, sinqerisht, Gerard Pique”.