Njihuni me përballjet e Shqipërisë në raundin e dytë të Europianit 2025

Futboll

Njihuni me përballjet e Shqipërisë në raundin e dytë të Europianit 2025

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 15:26
Ndeshjet

Shqipëria U-17 për vajza është njohur me përballjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian. Ndeshjet e këtij raundi do të luhen në Andorra në muajin mars 2025.

Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e grupit B3 së bashku me Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën. Kuqezezat do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Izraelit më 4 mars, ndërsa Andorra do të përballet me Andorrën. Në takimet e dyta të grupit, Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës vendase, ndërsa Bjellorusia do të përballet me Izraelin.

Kombëtarja do ta mbyllë këtë fushatë ndaj Bjellorusisë, ndërsa takimi tjetër i grupit është ai mes Andorra – Izrael.

Ky raund vlen për një biletë ngjitjeje në Ligën A për edicionin e ardhshëm të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17, 2025 për vajza

Izrael – Shqipëri, 4 mars 2025

Bjellorusi – Andorra, 4 mars 2025

Bjellorusi – Izrael, 7 mars 2025

Shqipëri – Andorra, 7 mars 2025

Shqipëri – Bjellorusi, 10 mars 2025

Andorra – Izrael, 10 mars 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat