Manchester Utd futet në garë për 17-vjeçarin e Olimpiakosit

Futboll

Manchester Utd futet në garë për 17-vjeçarin e Olimpiakosit

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 15:34
Pamje nga një ndeshje

Manchester Utd futet në garë për 17-vjeçarin e Olimpiakosit!

Manchester Utd i është bashkuar gjigantëve europianë që kërkojnë talentin e Olimpiakosit, Haralampos Kostulas, përpara merkatos së janarit. Kostulas, 17 vjeç, konsiderohet nga shumë njerëz si kampioni i ardhshëm në futbollin grek pas një sezoni mahnitës me U-19 të klubit të tij sezonin e kaluar dhe suksesit të tij aktual me skuadrën e parë.

“SunSport” konfirmoi se paraqitjet mbresëlënëse të sulmuesit kanë çuar në interesimin e Junajtid, i cili dërgoi skautët në Pire për ta parë atë në aksion kundër Tuentes në Ligën e Europës të enjten e kaluar. Informacionet nga Greqia sugjerojnë se Bajerni i Mynihut, Juventusi, Fiorentina dhe Borusia Mënshengladbah po ndjekin gjithashtu yllin e Greqisë U-21.

Të njëjtat raporte pretendojnë se të gjitha klubet e lartpërmendura, përfshirë Bajernin, dërguan gjithashtu përfaqësues për të parë adoleshent në aksion. Olimpiakos ka plane të mëdha për yllin e tyre të ri, pasi ata do t’i ofrojnë atij një kontratë të re sapo të mbushë 18 vjeç në maj, pasi u bë një lojtar kyç i skuadrës së Hoze Luis Mendilibar. Marrëveshja e tij aktuale përfundon në 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat