Reprezentuesi malazez, futbollisti shqiptar Driton Camaj, mbetet në Hungari.
“Nga sot sulmuesi është lojtar i ri i Kecskemeti TE, me të cilin ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.
Camaj është në Hungari që nga viti 2020, ku ka luajtur për Kisvarda-n.
Gjatë katër viteve të kaluara, ai luajti 154 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e këtij klubi dhe shënoi 32 gola”, ka shkruar mes të tjera mediumi malazez “Vijesti”.
"Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për klubin nga ish-shokët e mi që luajnë këtu. Jam i emocionuar dhe mezi pres të punojmë së bashku.
Do të jetë një nder të punoj me trajnerin Zoltan Gera, i cili është një legjendë e futbollit hungarez.
Jam këtu për të ndihmuar, do të jap më të mirën time në çdo ndeshje Situata nuk është e lehtë, por besoj se së bashku me tifozët tanë mund ta ndryshojmë këtë pranverë dhe të ruajmë vendin tonë në Ligën e Parë”, tha Camaj për faqen e klubit.
Camaj në karrierën e tij ka luajtur edhe për Podgoricën, Interin nga Zapreshiqi, Deçiqin AdmiralBet, Llovçenin dhe Iskrën. Në Hungari ka përfunduar pjesa e parë e sezonit dhe pas 17 xhirove,
Kecskemeti TE është në vendin e fundit (i 12-ti) të tabelës me 11 pikë.