Ja arsyeja pse Mazrekaj refuzoi penalltinë e dytë të Besës

Futboll

Ja arsyeja pse Mazrekaj refuzoi penalltinë e dytë të Besës

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga një ndeshje

Takimi Besa- Lushnjau ndoq nga rreth 1000 tifozë, por nuk munguan edhe rreth 100 të tillë nga qyteti i Lushnjës. Në fillim të takimit tifozët kavajas lëshonin thirrjet: “Rama ik, Rama ik”!

-Nuk mungoi si zakonisht kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, në krah të presidentit Nexhat Bizhdili.

-Mazrekaj humbet të parin 11-metërsh këtë sezon me Besën, teksa kishte shënuar 4 të tilla këtë sezon. Penalltinë e dytë në fund të ndeshjes kapiteni refuzoi ta gjuante, edhe pse shokët iu lutën. Arsyen pse nuk pranoi, Mazrekaj e sqaroi për “Panorama Sport”: “Isha i lodhur shumë, ndaj nuk e gjuaja penalltinë e dytë”.

Kanu: Fitorja shijon kur vjen edhe kështu

“Veterani” i sulmit të Besës, 37-vjeçari Kanu, rezultoi heroi i fitores së kavajasve, pasi shënoi me penallti në minutën e tretë shtesë. Pas humbjes së penalltisë së parë, Mazrekaj refuzoi ta gjuante të dytën, pasi varej edhe fati i ndeshjes. Por braziliani, falë eksperiencës së tij pranoi me dëshirë që të godiste nga pika e bardhë, duke evituar çdo presion. Me mjeshtri, Kanu shënoi dhe pas ndeshjes për “Panorama Sport” deklaroi:

“Ishte një ndeshje e fortë, ku Besa pati shanset për të shënuar më herët, si nga unë dhe shokët e tjerë. Përveç 11 lojtarëve, Lushnja pati me vete edhe shtyllat e portës. Fitorja nganjëherë shijon më shumë kur vjen kështu. I lumtur që shënova dhe vijojmë luftën tonë të ndershme për objektivin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat