U zhvillua mbledhja e fundit për vitin 2024, ku u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik!
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.
Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.
Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.
Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026.