Vllaznia, e përgjysmuar nga dëmtimet

Futboll

Vllaznia, e përgjysmuar nga dëmtimet

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 20:16
Vllaznia

Vllaznia shkon në përballjen kundër Partizanit të premten në mbrëmje me një numër të madh mungesash. Trajneri Brdariç nuk do të ketë në dispozicion plot dhjetë lojtarë, tre prej të cilëve u dëmtuan në fitoren e fundit, kundër Laçit.

 Vllaznia shkon në përballjen kundër Partizanit në Arenën e Demave, të premten në mbrëmje me një listë të gjatë dëmtimesh e mungesash që ia kanë kthyer në makth përgatitjen e takimit trajnerit Tomas Brdariç.

Fitorja kundër Laçit në javën e 18-të ishte si një fitore e Pirros për kuqeblutë, të cilët u detyruan të bënin dy zëvendësime që në pjesën e parë, kur mbrojtësi Flori Spahija dhe mesfushori Ardit Deliu lanë fushën në dëmtuar.

Në fund të takimit u dëmtua edhe portieri Kristi Qarri, i cili shtrëngoi dhëmbët e qëndroi deri në fund në fushë, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Partizanit, duke e rritur jashtë mase koston e tri pikëve kundër Laçit.

Tre të dëmtuarit i shtohen një liste të gjatë dëmtimesh që ekzistonte para ndeshjes së kaluar. Për takimin me të kuqtë, Brdariç nuk ka në dispozicion plot dhjetë lojtarë, me dëmtime të shkallëve të ndryshme.

Më herët ishin dëmtuar Juriç, Jago, Qato, Stojanovic, Gurishta, Gruda dhe Matouitti. Vllaznia ka mundur më parë t’i zëvendësojë mungesat me lojtarë nga të rinjtë, por një numër i tillë ka boshatisur rezervat e do të bënte me dhimbje çdo trajner, aq më tepër në përballjen me një nga rivalët direkt brenda katërshes së parë.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat