FC Vushtrria po vazhdon stërvitjet edhe pse kampionati në Ligën e Parë ka përfunduar për stinorin vjeshtor.
Skuadra e Armend Dallkut ka vetëm një qëllim, rikthimin në Superligë dhe pritet të bëjë disa përforcime.
Por fillimisht vushtrriasit kanë larguar disa nga lojtarët.
FC Vushtrria ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me futbollistët si Martin Radulovikj, Amir Jashar, Jackson Ferreira, Allen Ndreu dhe Krenar Halili.
"FC Vushtrria njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarët Martin Radulovikj, Amir Jashar, Jackson Ferreira, Allen Ndreu dhe Krenar Halili.
Klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e ekipit dhe u uron suksese të mëtutjeshme në hapat e radhës të karrierës së tyre", njofton FC Vushtrria.