Sergio Aguero ka paralajmëruar merkato të fuqishme nga Manchester City në janar. Kriza aktuale është urgjencë për të ndërhyrë, sidomos në mesfushë.
Djemtë e Pep kanë tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit, teksa kanë fituar vetëm një.
“Dëmtimet e Rodrit dhe Mateo Kovacic kanë krijuar një boshllëk të madh në mesfushë. Nuk kam ndonjë emër, por jam i sigurt se City do të blejë një mesfushor qendre”.
Guardiola e ka përsëritur disa herë se pa Rodrin skuadra e tij nuk është e njëjtë.
Ai do të mungojë deri në qershor, kështu që duhet të presim se cili do të jetë zëvendësuesi i tij.