Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Udineses në Kupën e Italisë, Interi do duhet të bëjë pa titullarin në këtë përballje. Bëhet fjalë për Nicolo Barella që do të mungojë ndaj Udineses.
Djaloshi italian nuk u stërvit ditën e sotme me pjesën tjetër të grupit. Për shkak të një problemi në kofshë, Barella duhet të ndalojë të paktën për një afat kohor 10 ditë.
Jo vetëm ndeshjen e nesërme ndaj Udineses në Kupën e Italisë, por Interi me shumë mundësi nuk do ta ketë dhe për dy ndeshjet në kampionat ndaj Como dhe Cagliarit.
Një shans i mirë ky për mesfushorin e kombëtares sonë, Kristjan Asllani që duket se do të marrë disa minuta në këto sfida për shkak të ndalesës së Barellës.