Kombëtarja përmbys Danimarkën, fiton me 4 gola në transfertë

Futboll

Kombëtarja përmbys Danimarkën, fiton me 4 gola në transfertë

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 21:36
Shqipëria

Shqipëria e Futsallit fitoi me rezultatin 3-4 ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli përmbysën takimin nga 1-0 në 3-4 falë golave të shënuar nga Selimaj, Toma, Halimi dhe Kryeziu,

Trajneri Resuli e nisi sfidën me këtë 5-she titullare: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj, Roald Halimi.

Ishin danezët ata që kaluan të parët në avantazh, teksa kuqezinjtë barazuan pak minuta para përfundimit të pjesës së parë me Selimaj. Fraksioni i parë u mbyll me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë, Danimarka realizoi dy gola të shpejtë, por përfaqësuesja shqiptare nuk u dorëzua. Fillimisht Toma shkurtoi rezultatin në 3-2 dhe më pas ishte Halimi ai që barazoi shifrat në 3-3.

Pak para se arbitri të mbyllte takimin, Kryeziu realizoi golin e fitores për Shqipërinë, mes një loje emocionuese dhe shumë të bukur nga ana e kuqezinjve.

Fitorja e parë për kuqezinjtë, të cilët janë pjesë e grupit 6 , së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat