Shkumbini nuk ka kohë për të humbur dhe ka arritur të bëjë afrimet e para në ekip.
Me t’u mbyllur pjesa e parë e kampionati, peqinasit kanë nisur nga puna për përforcimin e ekipit.
Kështu ditën e sotme kanë prezantuar ish-sulmuesin e Superiores.
Bëhet fjalë për Ysuf Nayara, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit në Superiore, ku ka luajtur 7 ndeshje.
Gjithashtu vlen të theskohet se për të është një rikthim në Shkumbin, pasi me peqinasit ka luajtur edhe në të kaluarën në 10 ndeshje, ku shënoi 9 gola. Tashmë Nayara do të ketë mundësinë të rikthejë Shkumbinin te rezultatet pozitive në Kategorinë e Dytë.